Haradinaj: Jemi kundër dialogut teknik, për më shumë se një dekadë është në favor të Serbisë

Haradinaj: Jemi kundër dialogut teknik, për më shumë se një dekadë është në favor të Serbisë

Aktuale August 12, 2020 - 18:23

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit me strukturat udhëheqëse të Aleancës, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend.

Haradinaj ka thënë se temë diskutimi ishte menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi si dhe mbarëvajtja e koalicionit qeverisës, transmeton Zeri.info

Ai tha se në dialogun me Serbinë duhet jemi për marrëveshje që i sjell njohjen Kosoves në kufijtë ekzitues.

“Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor. Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë eksitues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit”, tha ai në një postim në rrjetin e tij social "Facebook"

Po ashtu Haradinaj potencoi se AAK-ja është kundër dialogut teknik sepse sipas tij “për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar", tha ai