
T: Hoti: Çmimet e institucioneve të licencuara për testime të COVID-19 do të monitorohen
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se institucionet e licencuara për do ta për testime për koronavirus do të monitorohen, në mënyrë që të evitohen devijimet me çmime për këtë shërbim.
Hoti ka thënë se kjo është konfirmuar edhe dje nga takimi që ka mbajtur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, transmeton Zeri.info
Po ashtu ai tha se qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë process.
“Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim. Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë process”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.