Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Ministri Zemaj viziton Lipjanin, i dhuron QKMF-së një aparat oksigjen-formues

Ministri Zemaj viziton Lipjanin, i dhuron QKMF-së një aparat oksigjen-formues

Aktuale August 12, 2020 - 17:07

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar komunën e Lipjanit, me ç’rastt është takuar me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti ku më pas vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti njoftoi ministrin Zemaj për masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të këtij vendi lidhur me situatën rreth COVID-19 në Lipjan.

“Ministri Zemaj e njoftoi kreun e Komunës së Lipjanit dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga Ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve. Në takim janë shqyrtuar edhe nevojat e reja që i ka Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Lipjanit konform situatës me Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërkaq QKMF-së i është dorëzuar një aparat okisgjen-formues siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-it, që këto ditë i kanë dorëzuar MSh-së 40 aparate të tilla për nevojat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë./Zëri