Bahtiri takohet me Inspektorët Komunal diskutojnë rreth impelmentimit të masave të reja anti-COVID

Bahtiri takohet me Inspektorët Komunal diskutojnë rreth impelmentimit të masave të reja anti-COVID

Aktuale August 12, 2020 - 16:34

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbajtur takim me drejtoret e Inspekcionit, Gjeodezisë si dhe komandatin e Stacionit Jugor të Policisë me të cilët ka diskutuar lidhur me zbatimin e masave të reja të marra në mbledhjen e kaluar të Shtabit Emergjet Komunal.

Bahtiri ka kërkuar nga Inspektorët komunal që menjëherë të fillojnë zbatimin e masave të reja kështu duke vendosur pikat shenjëzuese në distancën mes tavolinave në lokalet e gastronomisë.

Nga Inspektorët u bë e ditur se këto masa veçëse kanë filluar nga dita e djeshme derisa potencuan se në bashkëpunim me Policinë janë duke kryer inspektime të vazhdueshme në qytet.

“Kryetari Bahtiri ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët dhe lokalet e gastronomisë që të respektojnë këto masa të vendosura nga Shtabi Emergjent, si dhe udhëzimet nga IKShPK-ja, pasi që në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve, por edhe të gjithë shoqërisë”, thuhet një njoftimin e dërguar për media./Zëri