Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Presidenti Thaçi zotohet për edukim dhe zhvillim profesional të të rinjve

Presidenti Thaçi zotohet për edukim dhe zhvillim profesional të të rinjve

Aktuale August 12, 2020 - 16:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë është zotuar për më shumë angazhim, që të rinjve t’u krijohen kushte më të mira dhe infrastrukturë bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional.

“Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit. Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve pozitive. Dhe, unë, ndonëse e kujtoj me nostalgji rininë time, që nga ajo kohë angazhohem për më shumë mundësi për rininë, vend më të mirë për çdo qytetar dhe shtet më të fortë për popullin tonë”, thuhet në deklaratën e presidentit.

Thaçi ka thënë se edhe sot kur shënojmë Ditën Botërore të Rinisë duhet më shumë angazhim për rinën. “Zotohem për më shumë angazhim, që të rinjve tanë t’u krijojmë kushte më të mira dhe infrastrukturë bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional”, ka thënë ai. /Zëri