Rezulton pozitiv me koronavirus kreu i Podujevës, Nexhmi Rudari

Rezulton pozitiv me koronavirus kreu i Podujevës, Nexhmi Rudari

Aktuale August 12, 2020 - 16:06

Kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në “Facebook” i cili tha se pas dyshimeve ka qëndruar në vetizolim disa ditor derisa është testuar për koronavirus.

Rudari ka thënë se me shëndet është mirë dhe nuk ka asnjë llojë shqetësim shëndetësor.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor”, tha ai./Zëri