Presidenti nesër do t’ia japë mandatin Zaevit për formimin e qeverisë

Presidenti nesër do t’ia japë mandatin Zaevit për formimin e qeverisë

Aktuale August 12, 2020 - 15:28

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër, më 13 gusht 2020, e enjte, në orën 12:00, mandatin për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’ia ndajë Zoran Zarvit, kryetar i LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, i cili ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e njoftoi presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend dhe për zgjedhjen e qeverisë.