Sërish Prishtina prin me numrin e rasteve me COVID-19

Sërish Prishtina prin me numrin e rasteve me COVID-19

Aktuale August 12, 2020 - 15:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), në raportin e fundit, ka deklaruar se nga 521 mostra të marra në terren 205 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë shëruar edhe 163 persona.

Në mesin e të infektuarve 45 raste janë nga komuna e Prishtinës. Numri i të infektuarve në kryeqytet vazhdon të prijë çdo ditë në listën e personave që rezultojnë të prekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Komuna Prishtinë ka regjistruar 45 raste të reja, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë-Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpcë. /Zëri