Vdesin 11 veta dhe infektohen 205 me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Vdesin 11 veta dhe infektohen 205 me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Aktuale August 12, 2020 - 15:01

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në raportin e fundit, ka bërë të ditur se nga 521 mostra të marra në terren 205 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë shëruar edhe 163 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 205 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 163 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019. /Zëri