Pejë, 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pejë, 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Aktuale August 11, 2020 - 09:23

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 73 pacientë, ku 46 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 15 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile, kështu njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Në këtë spital janë shëruar edhe 3 pacientë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 3 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 73 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

Kurse nga personeli i spitalit me COVID-19 janë infektuar 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jomjekësor.