Vdes nga koronavirusi policja e Kosovës, ishte shtatzënë

Vdes nga koronavirusi policja e Kosovës, ishte shtatzënë

Aktuale August 11, 2020 - 09:07

Në tre ka shkuar numri i të vdekurve nga koronavirusi në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, rast i dhimbshëm ishte para 3 ditësh, kur institucioni i sigurisë mori informacionin se ka ndërruar jetë policja kosovare, e cila ishte në pritje për t’u bërë nënë.

E ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, derisa nuk arriti ta fitojë betejën ndaj COVID-19. /indeksonline

Policja shtatzënë shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesditë.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19”, është shprehur ai.