Osmani sot viziton komunën e Mitrovicës
Foto: Laura Hasani

Osmani sot viziton komunën e Mitrovicës

Aktuale August 11, 2020 - 09:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë vendlindjen.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se Osmani do të ndalet në Komunën e Mitrovicës së Jugut e më pas do të takohet edhe me të rinjtë, ku do të bashkëbisedojnë lidhur me çështjen e ambientit, njofton “Zeri.info”.

“10:00 - vizitë në Komunën e Mitrovicës së Jugut (Vendi: Ndërtesa e Komunës), 10:30 - bashkëbisedim me të rinjtë lidhur me çështje të ambientit, vendi: Te liqeni (Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit), Mitrovicë e Jugut, 11:30 - vizitë në FAFOS”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës. /Zëri