Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Aktuale August 11, 2020 - 08:23

Të martën (sot) në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Gjatë pasdites përreth viseve malore mund të bie rrebesh shiu. Ndërsa temperaturat në vise të ulëta do të sillen në 15 C deri në 31 C, në vise malore 13 deri në 24 C. Do të fryjë edhe erë e lehtë nga veri-verilindja 2-4 m/s.

Edhe dita e mërkurë do të jetë e nxehtë dhe pjesërisht e vranët. Orëve të pasdites priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16 gradë C deri 29 gradë C e në vise malore 13 gradë C deri 22 gradë C. Erë e lehtë dhe mesatare nga veri-verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 8.