Hoti thotë se dëshmorët e UÇK-së bënë luftë të drejtë, prandaj na ndihmuan shtetet më demokratike të botës

Hoti thotë se dëshmorët e UÇK-së bënë luftë të drejtë, prandaj na ndihmuan shtetet më demokratike të botës

Aktuale August 10, 2020 - 20:48

Përmes llogarisë në “Facebook”, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka kujtuar dëshmorët Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj. Dëshmorët që ranë në fushën e betejës më 10 gusht 1998 bënë luftë të drejtë për liri, prandaj sipas Hotit nuk mungoi as përkrahja e vendeve më demokratike të botës.

“Më 10 gusht 1998, në luftë kundër regjimit serb ranë heroikisht komandanti Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj. Me sakrificën e tyre për liri dhe pavarësi, u bënë pjesë e përjetshme e historisë kombëtare.

Heronjtë tanë bënë luftë të drejtë dhe të pastër, andaj nuk na mungoi as përkrahja e vendeve më demokratike të botës.

Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë!”, thuhet në postimin e Hotit. /Zëri