Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Veliaj niset drejt Turqisë për kurim nga COVID-19

Veliaj niset drejt Turqisë për kurim nga COVID-19

Aktuale August 10, 2020 - 12:35

Prej 28 korrikut kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është konfirmuar me koronavirus.

Pas publikimit të lajmit, Veliaj informoi se ishte karantinuar në banesën e tij, ku edhe është kuruar për COVID-19.

Burime pranë kryebashkiakut, familjarë dhe të njohur bëjnë të ditur se ai është nisur për kurim jashtë vendit disa ditë pas njoftimit për prekjen nga virusi Korona, raporton “Ora News”.

Mësohet se ai do të kurohet në njërin nga spitalet e njohura turke.

Gjithashtu mësohet se kryebashkiaku tashmë ka mbërritur atje.