Shefja e kabinetit të kryeministrit

Shefja e kabinetit të kryeministrit "shpullë" ministrit Selimi

Aktuale August 09, 2020 - 18:33

Shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi, që ishte në takim me Vuciqin në Bruksel, ka publikuar një fotografi, për t’iu përgjigjur Selim Selimit të AAK-së.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që është përfaqësues i Ramush Haradinajt dhe i AAK-së në Qeveri, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tij që, kur shkuan në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti nuk e mori në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Dushi i është përgjigjur për këtë ministrit Selimi.

Ka publikuar një fotografi që, sipas saj, është e datës 16 korrik, dhe aty është folur e ka pasur dakordime.

Në fotografi shihet kryeministrit Hoti, ministri Selimi, vetë Dushi, dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet Bruksel 16.07.2020 #PuzzleCompleted”

Ndërkaq, sic ka thënë ministri Selimi, formacioni i pjësëmarrjes në takimin Hoti – Vuçiq, ka qenë 1+1, e sipas ministrit, Hoti ka zgjedhur që aty të hyjë me shefen e tij të kabinetit, Ardita Dushin, në vend se ta marrë atë si partner të koalicionit.