Reagon KFOR-i pas futjes së xhandarmërisë në Karaçevë

Reagon KFOR-i pas futjes së xhandarmërisë në Karaçevë

Aktuale August 09, 2020 - 09:28

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR), përmes një komunikate për media ka sqaruar, hyrjen e forcave serbe brenda territorit të Kosovës.

KFOR-i thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës kufitare administrative”, thuhet në një njoftim të KFOR-it. /Zëri