Gastronomët këshillohen për funksionimin në kohë pandemie

Gastronomët këshillohen për funksionimin në kohë pandemie

Aktuale August 08, 2020 - 21:49

Ndër të parët që pësuan nga pandemia ishin gastronomët. Fillimisht u mbyllën në tërësi, më pas u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre lirshëm e për t’iu kufizuar puna sërish, meqë u konsideruan si vatër e përhapjes së virusit korona.

Oda e hotelerisë dhe turizmit vendosi që të ofrojë këshilla shtesë për gastronominë, se si duhet të funksionojnë në kohë pandemie.

Kjo për t’i ruajtur edhe klientët, por edhe stafin e tyre nga koronavirusi.

Të shtunën, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhanë rekomandime për një nga hotelet e vendit.

Dezinfektimi i herpashershëm i duarve, pastërtia e shtuar e seteve të ushqimi dhe ruajtja e domosdoshme e distancës brenda ambienteve të shërbimit, ishin vetëm disa nga rekomandimet që dhanë ata.

Anëtarët e stafit të një prej hoteleve në Prishtinë, theksuan se ata udhëzime të tilla janë munduar t’i zbatojnë gjithnjë, përkundër paragjykimeve të krijuara nga pandemia./KlanKosova