Vdes edhe një person nga COVID-19

Vdes edhe një person nga COVID-19

Aktuale August 08, 2020 - 19:30

Ka humbur jetën edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë.

Viktima është nga Fushë Kosova dhe lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj komune, Yll Topalli.

Postimi i plotë i Topallit:

Sapo mora lajmin e dhimbshëm:

Azemi nuk i shpëtoi pandemisë

I tronditur:

Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë!

Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj:

Loriku mbrëmë më tha se je më mirë Azem e sot, sot ike për tu mos u kthye kurrë më. Ike shpejt bre Azem:

U rritëm bashk Azem dhe tani që mora këtë lajm të zi nuk po muj as të shkruaj e as të gjej fjalë............

U pafshim në Botën tjetër Azem!

Lamtumirë..