Nga e hëna do të dalin pagesat 170 euro prej pakos emergjente

Nga e hëna do të dalin pagesat 170 euro prej pakos emergjente

Aktuale August 08, 2020 - 18:33

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes llogarisë në “Facebook” ka lajmëruar se nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar.

“Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset. Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente”, ka shkruar Bajrami deri sa ka ju ka kërkuar falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi që sipas saj “ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti”.

Ministrja Bajrami po ashtu falënderon stafin e Ministrisë së Financave, të cilët siç tregoj ajo po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik, derisa disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar edhe pozitivë me COVID-19. /Zëri