Infektuar: 56412
Shëruar: 49713
Vdekur: 1420
Haradinaj nga Karaçeva

Haradinaj nga Karaçeva "selam" Thaçit edhe Hotit

Aktuale August 08, 2020 - 14:41

Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ish-kryeministri njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë për vizitë në këtë fshat.

Haradinaj përmes një deklarate tha se u takua me nënkryetarin e kësaj komune, Faton Jakupin, me të cilin biseduan me banorët e Karaçevës, pas provokimit siç thotë ai nga xhandarmëria serbe, shkruan “Zeri.info”.

Ai ka thënë se po ashtu institucionet duhet të ofrojnë siguri për qytetarët dhe mos të lejojnë provokime të tilla.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar Haradinaj./Zëri