Musliu apel mërgimtareve: Kujdes mos t’ju kaplojë adrenalina kur ngisni makinat në Kosovë”

Musliu apel mërgimtareve: Kujdes mos t’ju kaplojë adrenalina kur ngisni makinat në Kosovë”

Aktuale August 07, 2020 - 20:39

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë apel ndaj bashkatdhetarëve të cilët tashmë po kryejnë pushimet e tyre në Kosovë.

Ajo thotë ju bënë thirrje që kur ngasin makinën, të mos i kaplojë adrenalina që janë në atdheun e tyre, shkruan “zeri.info”.

Musliu në fund thotë se në këtë kohë të vështirë në përballje me COVID-19, duhet të bëjmë kujdes të paktën mos të ketë edhe fatkeqësi në komunikacion.

“Mërgimtar të dashur e di qe vendlindja dhe Atdheu e ngrisin edhe adrenalinën edhe dëshirën për të shijuar çdo moment por aman kujdes, kujdes sepse lajme e kronika të tilla më së paku na duhen ne këtë kohë edhe ashtu stresuese e të mërzitshme. Pushime të mira ne vendlindje e sa me pak aksidente e pamje te tilla”, ka shkruar Musliu./Zëri