Osmani: Vendi regjistron 300 viktima nga COVID-19, qeveria prioritet pagesat e avokatëve të Gjykatës Speciale

Osmani: Vendi regjistron 300 viktima nga COVID-19, qeveria prioritet pagesat e avokatëve të Gjykatës Speciale

Aktuale August 06, 2020 - 21:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se koronavirusi ka shtruar nevojën urgjente të qeverive për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës.

Osmani thotë se derisa vendi ka regjistruar shifra prej 300 jetësh të humbura, qeveria aktuale e ka parë më me prioritet pagesat për fatura të avokatëve të Gjykatës Speciale, transmeton Zeri.info

“COVID-19 ka shtruar nevojën urgjente të qeverive për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës. Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-covid duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër përderisa prioritizon investime jo të domosdoshme infrastrukturore apo pagesa për fatura për avokatët e Gjykatës Speciale”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Postimi i plolë i Vjosa Osmanit: