
Kjo është pasuria e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia
Aktuale
August 06, 2020 - 16:08
Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2019.
Sipas deklarimeve, Vitia jeton në një shtëpi të cilën e ka të trasheguar në vlerë prej 150 mijë euro, ndërsa si pasuri tjetër të paluajtshme ka deklaruar truall në vlerë 250 mijë euro, shkruan Zeri.info.
Si pasuri të luajtshme Vitia ka deklaruar dy vetura në pronësi të tij dhe bashkëshortës në vlerë prej 27 mijë euro
Ish-ministri ka të kusyera në bankë 1000 euro ndërsa bashkëshortja e tij 500 euro e cila ka një kredi prej 20 mijër në afat 7 vite.
Në kohën sa nuk ishte ministër, Vitia ka deklaruar pagë mujore 1460 euro./Zëri