Infektuar: 56412
Shëruar: 49713
Vdekur: 1420
Rritet numri i të infektuarve në Pejë

Rritet numri i të infektuarve në Pejë

Aktuale August 06, 2020 - 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të rezultateve të të dyshuarve me koronavirus.

Njoftohet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Nga komunat një rritje në numrin e të infektuarve raportohet të ketë qyteti i Pejës, me 20 raste. Po ashtu Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti të prekur nga virusi, me gjithsej 45 të infektuar.

Me nga një rast pozitiv janë komunat: Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë-Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj. /Zëri