Rrahje në Postë, Policia po interviston dy drejtorë

Rrahje në Postë, Policia po interviston dy drejtorë

Aktuale August 06, 2020 - 14:31

Posta e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka treguar se sot paradite në objektin qendror të Postës së Kosovës ka ndodhur një kacafytje në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit.

“Sot paradite në objektin e Administratës Qendrore të Postës së Kosovës ka ndodhur një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.

Të dy drejtorët që janë përfshirë në këtë rrahje janë duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

“Për këtë rast janë duke u marrë organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Në fund theksohet se menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi. /Zëri