Abrashi flet pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga LVV-ja

Abrashi flet pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga LVV-ja

Aktuale August 06, 2020 - 14:16

Nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media, ka bërë të ditur se kanë filluar t’i mbledhin nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Hoti”.

Pas këtij deklarimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh ministër i Infrastrukturës, Arban Abrashi, duke thënë se LVV-ja harroi pandeminë dhe tani po inicion mocion mosbesimi.

Të njëjtën akuzë para rrëzimit të qeverisë “Kurti” e kanë bërë nga LVV-ja, duke thënë se LDK-ja nuk ka shqetësim për shëndetin e popullit, ndaj kanë iniciuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Hoti”.

“Na akuzonin neve a vetë e harruan pandeminë, o maj gad”, është shprehur kështu Abrashi në një koment në rrjetin social “Facebook”. /Zëri

Image