Prishtinë, tetë të moshuar kanë humbur betejën nga COVID-19
Foto: Laura Hasani

Prishtinë, tetë të moshuar kanë humbur betejën nga COVID-19

Aktuale August 06, 2020 - 13:46

Rreziku më i madh i infektimit me COVID-19 po u kanoset të moshuarve, së paku kështu kanë deklaruar mjekë e ekspertë të fushës së shëndetësisë.

Në kryeqytet 98 të moshuar të moshës 74 vjeç janë infektuar me këtë sëmundje.

Sipas të dhënave të Komunës së Prishtinës, prej këtyre 98 personave të infektuar që nga fillimi i përballjes me pandeminë, gjithsej 36 të moshuar janë shëruar, ndërsa 54 janë të infektuar me COVID-19.

Nga të moshuarit që u infektuan me koronavirus, tetë prej tyre kanë vdekur nga COVID-19, që sipas raporteve mjekësore kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Zëri

Image