Publikohet pasuria e kryeministrit Hoti

Publikohet pasuria e kryeministrit Hoti

Aktuale August 05, 2020 - 19:24

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasurinë për zyrtarët e lartë të shtetit.

Pasurinë e tij për vitin 2019 në AKK e ka deklaruar edhe Avdullah Hoti, në cilësinë e zëvendëskryeministrit gjatë qeverisë “Kurti”.

Sipas deklarimit, Hoti ka mbi 6500 euro të kursyera në banka bashkë me bashkëshorten e tij, ku 1372 prej tyre janë kursime për fëmijët, transmeton Zeri.info.

Hoti ka marrë hua 5000 euro për të blerë truall në Fushë Kosovë, ndërsa ka kredi prej 16335 euro për banesën e blerë në vitin 2018.

Po ashtu, si pasuri të paluajtshme, tashmë kreu i Qeverisë ka deklaruar 3 banesa të cilat kapin vlerën e 233 mijë eurove, ndërsa nuk ka deklaruar asnjë pasuri të luajtshme.

Hoti ka deklaruar si burim të të ardhurave tri paga. Përveç nga Kuvendi i Kosovës ku brenda vitit ka marrë pagë mbi 17 800 euro, ai është angazhuar edhe si profesor në një kolegj privat, ku në vit merr mbi 8 mijë euro pagë, raporton Zeri.info.

Si pagë tjetër Hoti ka deklaruar edhe nga angazhimi i tij në Universitetin e Prishtinës, ku thotë të jetë paguar mbi 11 mijë euro në vit, sikurse edhe 694 euro nga honoraret për monitorim të studentëve në doktoratura në një universitet tjetër privat.

Keq nuk qëndron as nga mëditjet për udhëtim, ku brenda vitit të kaluar ka marrë 1,326 euro, ndërsa nga banesa e lëshuar me qera, merr 2730 euro./Zëri/