Serbia sot bëhet me parlament të ri, mes tyre edhe tre deputetë shqiptarë

Serbia sot bëhet me parlament të ri, mes tyre edhe tre deputetë shqiptarë

Aktuale August 03, 2020 - 09:55

Sot në Kuvendnin e Serbisë do të betohen deputetët e rinj, që dolën nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka miratuar vendimin për ndarjen e mandateve për deputetët e Asamblesë Kombëtare më 15 korrik.

Përveç konfirmimit të mandatit, rendi i ditës përfshin edhe zgjedhjen e kryesisë parlamentare, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, zëvendëspresidentit, emërimin e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit dhe formimin e organeve punuese.

Lista e “Alexandar Vuçiqit - Për fëmijët tanë” do të ketë numrin më të madh të deputetëve, me 188.

Partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit ishin bërë bashkë në një listë zgjedhore nën emrin “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, e cila mori 26.437 vota ose 0,82%, e përkthyer në 3 mandate. /Zëri