Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
217 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe 231 në Spitale rajonale

217 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe 231 në Spitale rajonale

Aktuale August 02, 2020 - 15:18

Kosova është në limitet e kapaciteteve për të trajtuar pacientët me COVID-19, pasi për këtë janë gjithësej vetëm 700 shtretër në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale.

Deri më sot në QKUK dhe Spitale Rajonale po trajtohen 629 pacientë, duke lënë edhe vetëm 71 shtretër të lirë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit të SHSKUK-së, 448 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 390 prej tyre me Oksigjenoterapi, 22 në SPAP dhe 20 në respiratorë./Zëri