Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Prishtina, Podujeva dhe Gjilani me më së shumti të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtina, Podujeva dhe Gjilani me më së shumti të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Aktuale August 02, 2020 - 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin e rezultateve të testimeve të të dyshuarve me koronavirus.

Nga 245 raste gjithsej në nivel vendi, Prishina është e para me 71 të infektuar dhe pasohet nga komuna e Podujeva me 24 raste të reja.

Komuna e Gjilanit, në 24 orëshin e fundit ka regjistruar 18 raste, Gjakova 15 raste, Mitrovica 14 raste, Peja 14 raste.

Rastet e tjera pozitive me koronavirus janë nga: komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,

komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Më poshtë ju sjellim tabelën e komunave dhe të fshatrave ku janë identifikuar të infektuarit./Zëri

Image