Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
IKSHPK paralajmëron ardhjen e një virusi tjetër në Kosovë

IKSHPK paralajmëron ardhjen e një virusi tjetër në Kosovë

Aktuale August 02, 2020 - 12:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka paralajmëruar për një virus tjetër që mund të vijë edhe në vendin tonë

Fjala është për Virusin e Nilit perëndimor, për çka IKSHPK-ja ka thënë se deri tani nuk ka raste në Kosovë por se rreziku eksiton dhe ka lutur qytetarët për kujdes nga pickimi i mushonjave.

IKSHPK-ja ka dhënë edhe disa informacione për këtë virus.

Sipas IKSHPK-së, Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit,megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Ky virus transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave./Zëri