Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Zemaj: Për mosrespektim të masave mbyllëm e gjobitëm shumë kafeteri

Zemaj: Për mosrespektim të masave mbyllëm e gjobitëm shumë kafeteri

Aktuale August 02, 2020 - 12:28

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje në një konferencë për medie ka njoftuar se tash e tutje do të ashpërsohen masat parandaluese të COVID-19.

Ndërsa, mbrënë Zemaj ka dalë në terren për të parë nga afër se sa po zbatohet ashpërsimi i masave.

“Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës”, njofton Zemaj në një postim në “Facebook”.

Poashtu, ministri theksoi se per shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri.

Zemaj ka njoftuar se ky ashpërsim i masave do të vazhdojë.

Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve”, shkruan Zemaj në postimin e tij.