Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Gucati: Policia në Shqipëri arreston veteranin e UÇK-së me kërkesë të Serbisë

Gucati: Policia në Shqipëri arreston veteranin e UÇK-së me kërkesë të Serbisë

Aktuale August 02, 2020 - 12:14

Në Shqipëri sot është arrestuar një veteran i UÇK-së, i cili ishte duke u kërkuar nga shteti serb.

Ish-ushtari i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar sot nga policia shqiptare, pasi që shteti serb ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të, ka bërë të ditur kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, transmeton Zeri.info.

“Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol”, ka shkruar Gucati duke i bërë thirrje autoriteteve në Shqipëri ta lirojnë Kastatin.

Gucati ka thënë se kanë burime që Serbia këto ditë ka krijuar një listë të re me emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së për të cilët ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare, ndërsa u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve që këto ditë të mos lëvizin në shtetet tjera.

“Nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish prestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla!”, shkruan Gucati në Facebook. /Zëri