Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
 Shqipëri, 161 viktima nga COVID-19

Shqipëri, 161 viktima nga COVID-19

Aktuale August 02, 2020 - 08:25

Në Shqipëri ka arritur në 161 numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Shqipëri. 4 persona kanë humbur jetën gjatë së shtunës.

Të dielën, listës së të infektuarve me Covid-19 i janë shtuar dhe 120 raste të reja.

“57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas”.

Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar rritje, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë në terapi intensive dhe të intubuar.

“Në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”.

Ndërkohë, në raportin ditor të djeshëm, njoftohet se 9 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend rezultojnë 2961 që kanë rezultuar negativ në tamponin e dytë për Covid./Tvklan