Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Moti për sot

Moti për sot

Aktuale August 02, 2020 - 08:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit në Kosovë për ditën e sotme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, njofton institut.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë. Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, theksohet në postimin e IHK-së./Zëri