Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Zemaj: Nga e hëna fillon licencimi i laboratoreve private për teste serologjike dhe molekulare

Zemaj: Nga e hëna fillon licencimi i laboratoreve private për teste serologjike dhe molekulare

Aktuale August 01, 2020 - 17:42

Bartësi i postit të ministrit të Shëndetëisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nga dita e hënë do të do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.

Zemaj gjithashtu paralajmëron rritje të numrit të inspektorëve në terren dhe riorganzim të ambulancave specialistike.

“Krahas masave që do t'i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, ka shkruar ministri.

Tutje ministry Zemaj deklaron se duke parë numrin në rritje të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, janë të obliguar që t'i ashpërsojmë masat. Ai thotë se është dëshmitar se ditët e fundit nuk janë respektuar masat ndaj COVID-19. Për këtë ai paralajmëron se do të ashpërsohet reagimin ndaj moszbatimit të masave.

“Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan. Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave”, përfundon Zemaj. /Zëri