Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave në ditët në vijim

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave në ditët në vijim

Aktuale August 01, 2020 - 15:29

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se do të ketë ndryshim të masave dhe ashpërsim të tyre në ditët në vijim.

Zemaj ka thënë se rritja e numrit të të prekurve me koronavirus dhe grumbullimi i njerëzve për festën e Bajramit ka ndikuar që organet kompetente të diskutojnë nxjerrjen e masave të reja.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të ndërtohet një spital protativ, i cili do të përdoret vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19, raporon “Zeri.info”.

“Po punojmë në krijimin e hapësirave të veçanta vetëm me COVID-19”, tha ai.

Zemaj tha se qytetarët nuk kanë respektuar masat,dhe tani, sipas tij qeveria është e detyruar që në koordinim të plotë ndërinstitucional të marrë të gjitha masat e nevojshme që konform ligjit ata që nuk zbatojnë masat të marrin dënimin. /Zëri