Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Në total, 236 të vdekur dhe 8554 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Në total, 236 të vdekur dhe 8554 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale August 01, 2020 - 15:27

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e 24 orëshit të fundit, ka njoftuar se nga COVID-19 kanë vdekur edhe 10 pacientë të tjerë.

Nga kjo shifër, sot numri i të vdekurve nga koronavirusi, në Kosovë, shkon në 236.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë dhe prej kësaj, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588./Zëri