Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
10 të vdekur në 24 orët e fundit dhe 224 raste të reja me COVID-19

10 të vdekur në 24 orët e fundit dhe 224 raste të reja me COVID-19

Aktuale August 01, 2020 - 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin e testimeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, nga koronavirusi, kanë humbur jetën 10 pacientë.

Kosovës i shtohen edhe 224 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, ndërsa 152 rezultojnë të shëruar.