Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Mustafa: Dialogu në Bruksel – realiteti real dhe realiteti virual konspirativ

Mustafa: Dialogu në Bruksel – realiteti real dhe realiteti virual konspirativ

Aktuale August 01, 2020 - 14:43

Muhamet Mustafa, në cilësinë e ekspertit të jashtëm në dialogun Kosovë-Serbi!

( Në margina të bisedimeve të së enjtes midis përfaqësuësve të Kosovës dhe Serbisë)

Përderisa Dialogu midis Kosovës dhe Serbise në tentim të arritjes së marrëveshjes finale ka marrë një ritëm në Bruksel , spekulimet dhe konspiracionet ndërsakambcat , si pjesë e një lufte speciale propagandistike kundër Kosovës, kanë filluar të intensifikohen në Kosovë dhe jashtë saj, sidomos nga eksponentë të Qeverisë së Serbisë.

Si pjesëmarrës i raundit, që u zhvillua të enjten, u ballfaqova me dy realitete , atë që u zhvillua ne Bruksel dhe atë virtual të sajuar nga lufta propagandistike e dizajnuar në Serbi dhe gjetiu nga aleatë të saj , dhe eksponentë te luftës politike ( primitive) vendore që e shfrytëzojnë këtë kuzhine për të sulmuar rivalët politikë). Pa hyrë në vlerësimet politike, të cilat i prezantoi në mënyrë adekuate Koordinatori shtetëror i Kosovës, duke qenë dëshmitar i asaj që realisht ndodhi këtë të enjte ne Bruksel, po marrë vetëm pak shembuj :

- Gjuriq u tha gazetarëve se gjoja kishte deklaruar se “206 mijë serbë janë shpërngulur ose zhvendosur nga Kosova, që nga viti 1976“.

Ai këtë nuk e ka thënë në tavolinën e bisedimeve të enjten. Po ta thoshte ai, e di se do të vinte në pozitë edhe më të vështirë se sa që ishte, kur do t’i citoheshin të dhënat nga burimet zyrtare dhe statistikore të ish-Fedratës të Kosovës dhe të vet Serbisë, se në Kosovë, më 1976 e më pas atij viti, nuk kanë jetuar asnjëherë 206.000 serbë. Po të ishte e vërtetë kjo që thotë Gjuriç, sot nuk do të kishte fare serbë në Kosovë! Andaj konstruktet dhe blofet e tilla nuk do t’i funksionojnë.

- Ai më tutje, mediave u tha se gjoja ne ”kemi tentuar t’i japim një dokument lidhur me “CEFTA”-n dhe se e kishte refuzuar sepse nuk pranon ultimatume”. Krejtësisht e pavertetë . Serbia ka probleme me zbatimin e marveshjes se “CEFTA”-s, duke e shekelur atë. Kosova e ka pozitën e vet në këtë asociacion (që domsodo duhet të avancojë), por këtë nuk do ta bëjë përmes Serbisë. Serbia ka probleme aty me shkeljet që bën ndaj Kosovës dhe evntualisht ndaj vendve tjera.

- Paska dalë një “ Dokument” i z. Lajçak me 9 pika, 100% kundër Kosovës. Burimet disa “qarqe diplomatike”.

Meqense kjo i adresohet atij, ai sigurisht do të flasë vet për këtë, por kjo më parë duhet të jetë prodhim i dizajnerëve të luftës speciale për trazuar edhe më shumë skenën politike dhe luftën primitive ndërpartiake dhe brenda partiake, për ta vështirësuar konslodimin institucional në Kosovë përgjithsisht dhe sidomos në arritjen e një konsensusi bazik në çështjet e dialogut dhe unitetit tonë karshi pretendimeve të qeverisë serbe dhe jo vetëm asaj.

Protagonizmi politik, virusi përçarës reagoi menjëherë duke e shpallur fajtor koordinatorin shtetëror se po i bëka “argatin këtij plani të Lajçak-ut”, as më shumë e as më pak po i bëka argatin një plani fantom.

Asgjë nga këto nuk përkon me realitetin e të enjtes. Korodinatori shteteror i mbështetur nga ekspertët që e shoqëronin dhe ambasadori ynë në Bruksel, në mënyrë dinjitoze, argumentuese dhe shterruese zhvilluan argumentet në bazë të parimeve për dialogun që i ka prezentuar Kryemnistri në Kuvend, dhe atë pa qenë asnjë herë në pozitë defanzive , përkundrazi! Zotëri Lajçak kishte një sjellje parimore profesionale dhe konstruktive. Kjo është e verteta !

Në vend të fragmentimit e përçarjes, në këtë moment, ajo që është me rëndësi parësore, ka të bëjë me nevojën urgjente të konsolidimit tonë institucional të brendshëm. Kuvendi, Qeveria e partitë politike duhet të evitojnë gjithë pengesat për veprim efikas e unik lidhur me këtë çështje.

Natyrisht se për këtë nevojitet një sjellje edhe më proaktive e pozitës së liderëve institucional dhe partiakë të pozitës , por opozita duhet të fuqizojë Kosovën në këtë proces të vështirë të dialogut, siç ishte rasti për shembull me dialogun për statusin në Vjenë.

Luftën për pushtet opozita le ta bëjë duke monitoruar e duke kritikuar Qeverinë në shumë fusha të tjera të cilat i ka me bollëk.