Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Vdes vëllau i kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi, ishte i prekur me COVID-19

Vdes vëllau i kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi, ishte i prekur me COVID-19

Aktuale August 01, 2020 - 14:11

Ka vdekur edhe një person i prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për vëllaun e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajmin për vdekjen e tij, përmes një postimi në “Facebook”, e bëri Muharren Nitaj.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime”, shkruan Nitaj në postimin e tij./Zëri