Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Vdes boksieri i njohur nga Gjilani, Elmaz Bajrami

Vdes boksieri i njohur nga Gjilani, Elmaz Bajrami

Aktuale July 31, 2020 - 22:32

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes llogarisë në Facebook ka njoftuar se ka vdekur boksieri i njohur gjilanas, Elmaz Bajrami.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kampionit të boksit, Elmaz Bajrami. Kampionin Bajrami do ta mbajmë mend si njeri me vlera të larta shpirtërore e humane, e mbi të gjitha si një legjendë e zhvillimit të sportit të boksit dhe nxjerrjes së kuadrove të mirëfillta. Lamtumirë kampion! Përgjithmonë do të jesh në zemrat tona, legjendë!”, ka shkruar Ismajli. /Zëri