Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Raka: Nëse sot të pengon maska, nesër ka me të pengu respiratori

Raka: Nëse sot të pengon maska, nesër ka me të pengu respiratori

Aktuale July 30, 2020 - 23:40

Mikrobiologu Lul Raka ka theksuar se aktualisht Kosova ndodhet në alarm, në dritën e kuqe të pandemisë, dhe sipas tij, gjendje më të keqe se tash ende nuk ka pasur.

Ndërkohë Raka porosit që të barten maskat pasi sipas tij, “Nëse sot të pengon maska nesër ka me të pëngu respiratori”.

“Me këto shifra dhe me këtë trend ne jemi në alarm, ne jemi në dritën e kuqe të pandemisë. Më keq nuk kemi qenë. S'kemi kohë me e fajësu njëri-tjetrin. Natën e Bajramit kur 16 familje i kanë humbur më të dashurit e tyre, kjo është alarm i kuq. Secili duhet ta kryejë punën e vet. Duhet zbatim i masave nga populli e nga shteti. Të dyja palët e kemi lëshuar frontin, edhe populli edhe shteti", deklaroi Raka.

Ai tha se duhet mësuar të jetojmë me virusin deri në vaksinë.

"Ne kemi pa dasma ditëve të fundit, por ne nuk kemi policë për secilën shtëpi“, deklaroi Raka në televizionin Klan Kosova.