Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Parkimi në Prishtinë që kushtoi 200 euro

Parkimi në Prishtinë që kushtoi 200 euro

Aktuale July 30, 2020 - 19:18

Dje nëpër media ka qarkulluar një fotografi ku shihet një veturë e cila është parkuar në një hapësirë të gjelbëruar rishtazi në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

E pas bujës që bëri ky gjest, shoferi i së cilës veturë u kritikua shumë për këtë veprim, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë në Facebook ka dhënë lajmin se vozitësi i saj është dënuar me 200 euro për këtë veprim.

“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Eur. Flm Bujar Abazi!”, ka shkruar Ahmeti.

Hapësira ku ishte parkuar vetura e tipit BMW X6, kishte pak ditë që ishte rregulluar nga komuna.