Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Deputetët nuk e votojnë amendamentin për restaurimin e shtëpive të Jasharëve

Deputetët nuk e votojnë amendamentin për restaurimin e shtëpive të Jasharëve

Aktuale July 30, 2020 - 18:42

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamentin për ndarjen buxhetore për kompleksin e Jasharëve në Prekaz.

Ky amendament ishte propozim i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se përmes tij, me rishikimin e buxhetit, do të ndaheshin 150 mijë euro për restaurimin e shtëpive të Jasharëve që, siç tha ai, janë para shkatërrimit, transmeton Zeri.info.

“Pasi injoruan atë që është e rëndësishme për betejën për pandeminë, ky amendament është për kompleksin e Jasharëve në Prekaz, në restaurimin e shtëpive muze. Jemi dëshmitarë se shtëpitë në lagjen e Jasharëve janë buzë shkatërrimit. Kemi kërkuar 150 mijë euro, por që në dy vitet e ardhshme do të jenë 20 milionë euro për restaurimin në lagjen e Jasharëve”, ka thënë Haxhiu para deputetëve në seancë.

Amendamenti nuk ka kaluar pasi është votuar me 37 vota për, 27 kundër dhe 15 abstenime. /Zëri