Njofton Gani Geci: Jeta ime është në rrezik

Njofton Gani Geci: Jeta ime është në rrezik

Aktuale July 23, 2020 - 14:25

Gani Geci, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se është njoftuar që jeta e tij është në rrezik.

“Dje rreth orës 18:00 më kanë thirrë në telefon disa persona nga Shtetet e Bashkimit Evropian. Dua t’ju tregoj se pas intervistimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Brukseli ka informata se jeta ime është në rrezik”, deklaroi Geci.

Për këtë Geci tha se dëshiron që këtë informatë ta dinë të gjithë.

“Mua dje më është thënë që të kem kujdes. Dua ta them se historia 300-vjeçare e familjes sime nuk mund të fshihet. Është shkruar me gjak të bijve e bijave tona. Askush as nuk ka fuqi, as nuk do të mundë të më frikësojë në rrugën time të drejtë”, ka paralajmëruar Geci. /Zëri

 

Të nderuar qytetarë, dje me datën 22 .07.2020 nga vendet mike të Republikës së Kosovës që merren me sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe që kanë selin në Bruksel, kam marrë një informatë se jeta ime mund të jetë në rrezik!

Posted by Gani Geci on Thursday, July 23, 2020