Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Edhe një deputet i LDK-së infektohet me COVID-19

Edhe një deputet i LDK-së infektohet me COVID-19

Aktuale July 15, 2020 - 23:53

Deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë Gashi i cili ka thënë se që nga e hëna është në vetizolim, ndërsa siç ka thënë ai, edhe pas testimin pozitiv me COVID-19, nuk ka simptoma të virusit, transmeton Zeri.info.

“Të dashur miq e familjar, ju njoftoj se qe nga e Hena jam veteizolur me qellim te parandalimit te perhapjes se virusit pasi qe kam dyshuar pas disa kontakteve qe kam pasur. Dhe jo qe kam pasur ndonje shenje apo simptome te virusit. Pasi qe kam rezultuar Pozitiv, vazhdoj te jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te ketije virusi tinzar”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi nuk është i vetmi deputet i prekur nga COVID-19, pasi disa ditë më parë edhe kolegë të tij deputetë tashmë janë infektuar me virusin, e po ashtu edhe kreu i partisë, Isa Mustafa. /Zëri