Haradinaj mban tubim pa maska në kohë pandemie

Haradinaj mban tubim pa maska në kohë pandemie

Aktuale July 15, 2020 - 23:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka dalë në terren për të mirëpritur aderime të reja në parti.

Haradinaj bashkë me deputetin e sapoaderuar në AAK, Haxhi Shalën ,Pal Lekajn dhe Smajl Latifin, kanë vizituar fshatin Marmull të Gjakovës, ku atje kanë mirëpritur aderimet e reja në AAK.

Kreu i AAK-së, ka sfiduar masat e reja të Qeverisë në të cilën bën pjesë, e ku në një nga vendimet e fundit thuhet se ndalohen grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe, parqe apo kudo tjetër, shkruan Zeri.info.

“Me kolegët Haxhi Shala, Pal Lekaj e Smajl Latifi, në vizitë në Marmull të Gjakovës. Pritja e ngrohtë e fisnike nga banorët dhe udhëheqësit e fshatit, zotimi i tyre që rrugëtimin politik ta vazhdojnë me Aleancën, motivon edhe më shumë angazhimin tonë për të mirën e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga tubimi në të cilin shihet se vetëm një person ka perdorur maskën.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë dënimet për ata që nuk respektojnë masat, shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë./Zëri